Besëlidhja Qytetare

5 Pikat

Jo program elektoral. Një vijë e kuqe qytetare.

Këto pika nuk janë premtim partie. Janë minimumi që e ndan një protestë qytetare nga një pazar politik.

  1. Rama ik. Qeveri tranzitore.

    Edi Rama duhet të largohet dhe vendi të shkojë drejt një mandati të ri qytetar, pa kapje partie dhe pa pazar të vjetër.

  2. Kod i ri zgjedhor. Fund marrëveshjes së 2008.

    Shqipëria nuk mund të dalë nga kriza me rregullat që Rama dhe Berisha ndërtuan për të mbajtur peng përfaqësimin. Duhet garë e barabartë, lista të hapura dhe hapësirë reale për alternativa të reja.

  3. Hetim, drejtësi, sekuestrim.

    Çdo zyrtar, oligark apo bashkëpunëtor që ka abuzuar me pushtetin duhet të hetohet. Pasuritë e krijuara nga korrupsioni duhet të sekuestrohen sipas ligjit dhe t’u kthehen qytetarëve.

  4. Shteti t’u kthehet qytetarëve.

    Administrata, drejtësia, policia, mediat, prona publike dhe institucionet nuk janë pronë partie, oligarkësh apo patronazhistësh.

  5. Qytetarët vendosin. Referendum për vendimet e mëdha.

    Vendimet që prekin Kushtetutën, sistemin zgjedhor, pronën publike dhe pasuritë strategjike nuk mund të mbyllen nga kryetarët e partive. Qytetarët duhet të kenë të drejtë reale referendumi dhe kontrolli publik.